Si NA DËMTON MBAJTJA E TEPËRT E PARAVE NË CASH/kESH NË LLOGARITË BANKARE?

Paraja cash (kesh) është një nga pasuritë më të përdorura nga qytetarët në Kosovë dhe Shqipëri. Mbajtja e tepërt e parave në kesh në llogaritë bankare shpesh shihet si kursim i sigurt, por në realitet është një vendim financiar i kufizuar dhe shpesh i dëmshëm.
Statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se depozitat bankare po rriten vazhdimisht, duke arritur mbi 5.6 miliardë euro në maj 2023 shumica nga qytetarët. Megjithatë, me norma interesi pothuajse zero, kursimet në bankë humbasin vlerë për shkak të inflacionit.

CASH PËR SHPENZIMET DITORE

Mbajtja e një sasie kesh për shpenzimet ditore është e domosdoshme. Kjo kategori mbulon buxhetin mujor, pagesat e shërbimeve dhe obligimet si këste kredie apo kartelat e kreditit.

CASH PËR FONDIN EMERGJENT

Një fond emergjent me 3–6 muaj shpenzime është thelbësor për raste si papunësia, sfidat shëndetësore apo situata të paparashikuara. Edhe këtu, depozitat afatshkurtra në bankë mund të ndihmojnë pak me interes minimal.

CASH PËR BLERJE TË MADHE

Kjo kategori lidhet me planifikimin e blerjeve të mëdha si shtëpia, vetura apo renovimet. Mbajtja e shumave të mëdha në llogaritë e kursimeve është një zgjidhje afatmesme, por prapë inflacioni i gërryen ato para.

ÇFARË NDODH ME PJESËN E MBETUR TË CASH-IT?

Këtu qëndron problemi: paratë cash në bankë humbasin vazhdimisht fuqinë blerëse. Me një inflacion mesatar 2%, 10,000 euro kursime pas 20 viteve vlejnë sa 6,700 euro, dhe pas 40 viteve vetëm 4,500 euro.

Burimi: Money Whiz (shembull ilustrativ)

SI PËRFUNDIM!

Mbajtja e një sasie të arsyeshme parash cash për nevoja afatshkurtra dhe emergjente është e shëndetshme financiarisht. Por mbajtja e shumave të mëdha në llogaritë bankare për periudha afatgjata shkakton humbje të vlerës për shkak të inflacionit.
Për qëllime më afatgjata si pensioni apo shkollimi i fëmijëve, më mirë është të merren në konsideratë investimet alternative: fonde investimi globale, pasuri të paluajtshme ose biznese.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *