Pse ky blog ekziston
Money Whiz është blogu i parë i financave personale në gjuhën shqipe. E krijova për të rinjët, të rriturit dhe familjet si imja — njerëz që duan të mësojnë si funksionojnë paratë, por nuk e dinë nga të fillojnë.
Askush nga familja ime nuk kishte edukim financiar. Çdo gjë e mësova vetë nga gabimet, nga eksperienca, dhe nga formimi im. Ky mësim vazhdon edhe sot, dhe e ndaj me ju, sepse besoj se edukimi financiar duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë.
Si filloi gjithçka
Në 2011 u largova nga Kosova për studime në Finlandë. Ishte hera e parë që duhej të menaxhoja vetë paratë, pa njohuri, me çmime skandinave dhe pagë studentore. Fillova të shkruaj çdo shpenzim nga frika se mos nuk do të mjaftonin.
Ajo praktikë e thjeshtë dhe gabimet e shumta që bëra më dhanë më shumë njohuri sesa vite punë profesionale. Sepse financa personale nuk është teori. Është vendim pas vendimi, me paratë e tua reale.
Çfarë gjen këtu
Këtu nuk do të gjeni skema për tëu bërë i pasur shpejt. Çfarë do të gjeni këtu:
- Këshilla praktike për menaxhimin e buxhetit, kursimet, investimet, pensionimin dhe planifikim financiar.
- Analiza të produkteve financiare në tregun kosovar, llogari kursimi, kredi, karta kreditore.
- Mjete dhe kalkulatorë që ju ndihmojnë të merrni vendime më të mira.
- Dhe kohë pas kohe, tema që shkojnë përtej financave sepse besojmë se për të përmirësuar gjendjen financiare, duhet të përmirësohesh edhe në fusha të tjera të jetës.
Nëse ke pyetje, koment ose sugjerim — më shkruaj. Lexoj çdo mesazh.