KREDIA HIPOTEKORE PËR BLERJEN E NJË SHTËPIE – ÇFARË DUHET TË DINI?

Për shumë prej nesh, blerja e një shtëpie është një nga vendimet më të rëndësishme si dhe ndoshta transaksioni më i madh financiar që mund të bëhet në jetë. Për realizimin e kësaj ëndërre zakonisht duhet një kredi bankare, përveç nëse keni fituar llotarinë apo keni trashëguar një të tillë.

A po mendoni të merrni një kredi hipotekore për të blerë shtëpi? Fantastike! Por është thelbësore kuptimin e veçorive të këtyre lloj kredive për të bërë një zgjedhje të arsyeshme. Pa planifikim dhe informacion të mjaftueshëm, kjo mund të kthehet në një gabim financiar me pasoja. Pikërisht qëllimi i këtij postimi është qartësimi i disa pyetjeve rreth kredive hipotekore.

POR ÇKA ËSHTË KREDIA HIPOTEKORE?

Kredi hipotekore (apo në Anglisht “mortgage”) është çdo kredi e siguruar me patundshmërinë (shtëpi/banesë) e lënë hipotekë si kolateral e cila duhet të pranohet nga banka dhe e lejon bankën të inicoj procedurën përmbarimore ndaj patundshmërisë në rast që ju si huamarrës dështoni t’i përmbushni obligimimet financiare ndaj bankës. Grafika e mëposhtme tregon disa nga dallimet në mes të kredisë hipotekore dhe kredisë personale.

Burimi: Money Whiz

Blerja e një shtëpie është proces afatgjatë dhe emocional. Kur vlerësoni një pronë, është e rekomandueshme të kontrolloni emocionet tuaja. Përgatitni një listë të elementeve të domosdoshme që një shtëpi duhet të ketë, dhe një listë për elementet e tjera të dëshirueshme. 

SI TË VLERËSONI AFTËSINË TUAJ PAGUESE? 

Le të themi ju keni zgjedhur shëpinë tuaj, ju duhet një kredi hipotekore dhe tashmë jeni duke bërë parapërgatitjet për aplikim për një të tillë. Një ndër parapërgatitjet kyqe që duhet të bëhet është edhe llogaritja në detaje e të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja mujore (aka buxhetimi). Ju shpenzoni para për: ushqim, veshje, transport, argëtim dhe udhëtime shërbime komunale, mirëmbajtje makine, kosto rimobilimi, mirëmbajtje shtëpie, shkollim i fëmijëve (nëse e aplikueshme). Kur ju e keni të qartë se sa është teprica e mbetur pas shpenziemve, atëherë ju mund të formësoni një ide për shumën e kredisë që mund të përballohet nga ju.

Është e rëndësishme që ju të kuptoni sa më mirë situatën tuaj të financave personale sepse kredia hipotekore është një obligim afatgjatë dhe që duhet të menaxhohet duke ju përshtatur gjendjes suaj financiare. Bankat janë ato që përcaktojnë se sa përqind e të ardhurave neto mund të ndahet për këstin mujor. Varësisht nga banka dhe kriteret e saj, kjo përqindje mund të shkoj deri në 60%.

Këtu gjeni një kalkulator simulues për të llogaritur aftësinë tuaj paguese të kredisë.

FAKTE TJERA QË DUHET T’I DINI RRETH KREDIVE HIPOTEKORE

Dy kushte të veçanta që karakterizojnë kontratat e kredive hipotekore përfshijnë kërkesën për sigurimin e pronës dhe sigurimin e jetës. Sigurimi i pronës obligohet për të zvogëluar rrezikun e humbjes apo dëmtimit (zjarr, shpërthim gazi, vetëtima, tërmete) të pronës dhe kjo mbron bankën nga humbja apo dëmtimi i kolateralit/hipotekës. Në anën tjetër sigurimi i jetës është një sigurim që shlyen kredinë hipotekore në rast vdekje dhe kredia hipotekore nuk është paguar plotësisht. Kjo ju mbron ju si kreditmarrës që nëse ju ndodh ndonjë e papritur, pasuesit tuaj mund të mos jenë në gjendje për të paguar kredinë.

Siç u cek edhe më lartë, për kredi hipotekore ju duhet të jeni gati të paguani një kapare apo paradhënie që është përqindje e vlerës së patundshmërisë (shtëpi/banesë). Kjo përqindje varion ndërmjet bankanve por është nga 10% deri në 40%, varësisht edhe sa ju lejon buxheti i juaj i akumuluar për këtë blerje. Sa më e ulët pjesa e kaparit të paguar, aq më i lartë do të jetë kësti mujor i kredisë.

Në dy vitet e fundit, bankat lokale në Kosovë e përfshijnë klauzolen e EURIBOR në kontratat e kredive bankare. Kjo do të thotë që norma e interesit mund të ndryshojë gjatë afatit të kredisë në frekuenca të rregullta (p.sh çdo 12 muaj). Duhet të lexoni me kujdes dhe të kuptoni marrëveshjen e kredisë, kontratën e hipotekës, kushtet dhe termat e policave të sigurimit në mënyrë që të kuptoni të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja. Çdo paqartësi duhet të komunikohet te pala tjetër.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *