NJË KËNDVËSHTRIM MË NDRYSHE RRETH VENDIMMARRJES PËR KREDI

Si fëmijë jam rritur në një familje me shumë eksperiencë jetësore por pa ndonjë edukim financiar të përsosur. Edukimi i lartë i prindëve të mi ka qenë në fushat jo ekonomike dhe financiare. Menaxhimi i buxhetit financiar të familjes kryesisht është bazuar në eksperiencë jetësore dhe me qëllimin që unë dhe motra ime të kemi kushte të mira. 

Gjatë asaj periudhe nuk mbaj mend të kem dëgjuar shume biseda të prindërve të mi rreth financave personale, por një gjë e mbaj mend, “me marr kredi” është konsideruar si veprim i keq dhe dëmtues. Kryesisht kjo është bazuar në faktorin – e nivelit të kamatave apo normave të interesit të asaj kohe. P.sh. në vitin 2014 kamatat kanë qenë mbi 12% (për kontest, sot ~6%) që ofroheshin nga bankat komerciale. Marrja e një kredie mund të jetë një gjë e ndërlikuar, megjithatë ideja e “kredisë” nuk është një monolit – ka disa nuanca në të sepse ka lloje të ndryshme të kredisë. Në këtë postim, do të diskutohet një këndvështrim më ndryshe rreth vendimmarrjes për kredi si dhe disa shembuj të borxhit (kredisë) që duhet të jeni të kujdesshëm dhe që mund të shmangen.

JO TË GJITHA LLOJET E KREDIVE JANË TË KËQIJA POR…!?

Bankat komerciale ofrojnë lloje të ndryshme të kredive: kredi personale, kredi përmes kredit karteles, dhe kredi hipotekare etj. Funksionalisht një kredi ju lejon të shpenzoni përtej mundësive tuaja vetanake. Pra, ju doni të bleni diçka që me shumën e parave aktuale nuk keni mundësi dhe si rezultat merrni një kredi për ta përmbushur këtë. Në parim kjo nuk është diçka e keqe. Kredia mundet me qenë e rrezikshme kur përdoret për “nevoja” të shtrenjta dhe prestigj. 

Kur filloni të konsumoni apo bleni gjëra jo-thelbësore përmes kredisë, ky lloj borxhi mund të dalë shpejt jashtë kontrollit dhe të ndikojë negativisht në gjendjen tuaj financiare. Një shembull i tillë i borxhit të keq që shpejt mund të dal jashtë kontrollit është kredit kartela. Blerjet përmes kredit kartelës ju mundësojnë të përdorni kredi afatshkurtër të lëshuar nga banka. Nëse kjo kredi nuk paguhet çdo muaj, atëherë përdoruesi ngarkohet me norma shumë të larta të interesit dhe mund të bëhet shpejt e pamenaxhueshme. 

  • Nevojat fiziologjike: një shtëpi ofron ngrohtësi fizike dhe relaks.
  • Nevojat për siguri: shtëpia juaj është streha juaj ku ndiheni të sigurt.
  • Përkatësia dhe nevoja për dashuri: me një shtëpi ku vendosi rrënjë, është shumë më e lehtë të ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme.
  • Nevojat për krenari: Me pas një shtëpi në pronësi është një simbol krenarie.
  • Nevojat për vetë-aktualizim: Një shtëpi mund të ju dhuroj një vend ku mund të jeni krijues – një punëtori, një studio, diçka të asaj natyre.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të shtëpive dhe ju mund të blini një shtëpi të vogël ose mund të blini një të madhe luksoze, dhe të gjitha përbushin nevojat e cekura më lartë në nivele të ndyshme po me kosto shumë të ndryshme.

Gjersa mendoni për të blerë shtëpinë tuaj, mendoni me sinqeritet se çfarë shtëpie doni të bleni dhe çfarë nevoja përpiqeni të plotëson. Kuptohet që paret janë tuajat dhe nuk keni nevojë për lejen e askujt tjetër (sigurisht jo timen!). Por do të keni nevojë për leje nga vetja juaj e të ardhmes sepse do të keni pagesat e kredisë për 15/25 vitet e ardhshme.

GJËJA E VETME E PËRMBASHKËT E ÇDO BORXHI!

Në momentin që ju keni një kredi, kjo menjeherë rezulton në ngushtimin e gamës së ndodhive negative që mund të përballoni. 

Okej, le të themi se kjo përfaqëson rrugëtimin jetësor. Dmth gjatë jetës tonë ne përballemi me sfida të ndryshme: sëmundje, luftëra, pandemi, tranzicione të karrierës dhe emergjenca të ndryshme familjare.

Në momentin që ju keni një kredi, numri i sfidave të paqëndrueshme që mund të përballoni gjatë gjithë jetës mund të bjerë mrena kufijve të këtyre vijave që duket si ky:

Kjo është mënyra më praktike për të menduar për kredinë: në momentin që ju keni një kredi, kjo menjeherë rezulton në ngushtimin e gamës së ndodhive negative që mund të përballoni. Pra ma pak opcione dhe fleksibilitet. Sa janë gjasat që në vitet e ardhshme 10, 20, 30, 40 apo 50 ne do të përballemi me një nga sfidat si sëmundje, luftëra, pandemi, tranzicione karrierës dhe emergjenca të ndryshme familjare? Përgjigja është 100%.

Ky postim nuk është përgjigje se a duhet a nuk duhet te merrni kredi? Ky vetëm tregon disa këndvështrime se si mund të mendohet vendimmarrja për kredi dhe ky vendim është më shumë se sa llogaritja e kamatës që në fund duhet të ktheni.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *