Shumë nga ju pëlqeni të vendosni objektiva të ndryshme për vitin e ri. Viti i ri shpesh ndihet si një fillim i ri dhe një mundësi e shkëlqyer për të ndryshuar zakonet dhe për të vendosur rutina të reja që do t’ju ndihmojnë progresoni në jetë.
Kur bie fjala për financat personale, disa nga objektivat e zakonshme për një fillim të ri janë:
Organizimi i financave personale.
Rritja e kursimeve.
Buxhetimi mujor i parave.
Fillimi me investime në tregjet kapitale, etj.
Në parim këto objektiva janë të mira, por në këtë formë ka disa probleme: ato nuk janë mjaft specifike, nuk ka afat, nuk janë të matshëm, nuk kanë një “pse” të forte dhe nuk janë realistike. E kjo është një nga arsyjet pse pas 3 muajve ne dorëzohemi dhe nuk i përmbahemi këtyre objektiva të vendosura.
P.sh. Në vend të “Dua ti rrit kursimet vitin tjetër” provo, “Unë dua të kursej x shumë çdo muaj në mënyrë për të grumbulluar një fond x për raste të papritura”.
Mos harro çdo ndryshim i ri është një proces dhe kërkon durim. Edhe nëse bëni një ose dy hapa të gabuar, mund të rifilloni udhëtimin drejt qëllimit tuaj. Kur përballeni me momente të tilla, kujtojini vetes saktësisht psepo e bëni këtë. Vetëm një “pse” e fortë ju mban në këtë rrugëtim për periudhën afatgjate.
P.sh. “Po du me kursy pare për pushim veror” mund të ju motivoj për 3 muaj. Por “Po du me kursy pare për me pas fleksibilitet më shumë (ose me pas stres më pak, me bo një pauze nga puna, etj)” mund të ju motivoj me vite.
Të gjithë ne kemi dëshirë të kemi një siguri nga aspekti financiar. Por fleksibiliteti apo liria për të përjetuar eksperienca të reja, liria për të marrë pushim kur kam nevojë jo vetëm kur më jepet, dhe liri për të kaluar kohë me ata që dua janë “pse(të)” e mia që më mbajë të përkushtuar ndaj objektivave të mia financiare për dekada.