KURSIMET TË BLEJNË KOHË, OPCIONE, DHE FLEKSIBILITET!

Tung! Ky është postimi i parë i këtij blogu në lidhjet me kursimet apo “Si të kurseni? Para se të vazhdoj tutje, shikoje seksionin “Rreth Blogut” për të kuptuar qëllimin e këtij blogu dhe për të mësuar më shumë për autorin.

Kthehemi te postimi, përmes të cilit, unë dua t’ju bindë se ju mund të filloni të kurseni. Hulumtimet mbi suksesin financiar tregojnë se akumulimi i pasurisë është ndërtuar mbi tre shtylla: 

  1. Aftësia për të jetuar në raport me të ardhurat dhe përkushtimi për kursime të rregullta;
  2. Shmangia e (mbi)borxheve; dhe 
  3. Rritja e pasurisë përmes menaxhimit të saj.

Ky post i përkushtohet shtyllës së kursimeve.

Në shembullin tim dhe disa shembuj të miqëve të mi, jam vazhdimisht i bindur se duke kontrolluar me vetëdije shpenzimet, mund të kurseni shumë para. Sa shumë? Ju duhet t’i përgjigjeni vetë kësaj pyetjeje, por unë do të përpiqem t’ju ndihmoj sa më shumë që të jetë e mundur.

Si me i rritë të ardhurat?

Kjo pyetje shtrohet shpesh në rrethin tim të miqve por besoj edhe në rrethin tuaj.  Në shumicën e rasteve kjo ndodhë sepse ju mendoni për:

  • të udhëtuar në vende të ndryshme;
  • të bërë gjëra që ju sjellin knaqësi;
  • të blerë një banesë/shtëpi për jetesë; dhe
  • të siguruar të ardhmen tuaj dhe të familjes;

Por kur unë pyes se sa ke shpenzuar këtë muaj, në 90% të rasteve mësoj se ai/ajo i/e shpenzon rrogën muaj pas muaji. Edhe nëse diçka mund të kursehet, tepricave i’u bëhet vendi në blerjet periodike: blerje të garderobës, dhurata, udhëtime etj. Çfarë është më interesante, kjo ndodhë te ata që fitojnë rreth EUR 600/muaj (net) si dhe te ata që fitojnë shuma 4 shifrore. Është e vërtetë se rritja e të ardhurave është shumë e rëndësishme por nuk i jep përgjigje problemit – Si të rrisim kursimet në xhepin tonë? Cka dua të them është se me të kaluar një nivel të të ardhurave, aftësia për të kursyer është nën kontrollin tuaj më shumë se sa mendoni.

Të kurseni është shumë vështirë!

Pajtohem që kursimi nuk është i lehtë. Kërkon mjaft disiplinë dhe një lloj kontrolli ndaj shpenzimeve. Gjithashtu kërkon edhe ndryshimin e disa zakoneve ose zhvillimin e të rejave. Ndonjëherë kërkon edhe heqjen dorë nga kënaqësitë që “në fund të fundit, unë e ti i meritojmë”. Ekziston gjithashtu një vijë e hollë midis të qenit kursimtar dhe dorështrënguar 🙂. 

Megjithatë, ju siguroj se kursimet e arsyeshme mund t’ju japë një ndjenjë kënaqësie të jashtëzakonshme. Mendojeni që falë akumulimit të kursimeve ju:

  • Krijoni një mbrojtje ndaj befasive që jeta mund të sjellë në momente të papritura;
  • Keni opcione dhe fleksibilitet; dhe
  • Bleni kohë.

Si të filloni të kurseni?

Shumë shpesh vendimet tona financiare ndikohen nga emocionet (ka shumë studime që pohojnë se vendimet tona financiare bazohen 90% në emocion dhe 10% në logjikë). Pra, është mirë ta kuptoni personalitetin tuaj financiar dhe si ai ndikon në vendimmarrjen tuaj. Personaliteti juaj financiar është kombinimi unik i sjelljeve natyrale (sjelljet që janë pjekë dhe vështirë ndryshojnë) dhe sjellet e mësuara. Disa shembuj të personaliteve financiare janë:

Burimi: Data from Hallowell, E. and Grace, W. (1989) What Are You Worth?: Coming to terms with your feelings about money, Weidenfeld and Nicolson. 

Të gjithë shembujt më lart kanë nevojë për planifikim dhe menaxhim të buxhetit të tyre varësisht prej karakteristikave të tyre dhe nuk përjashtohen nga idea e të kursyerit. Secili nga ne e njohim vetveten, por unë mundohem të ndjek një parim në jetën time: nëse kam diçka për të bërë thjesht filloj ta bëj pasi ta bëj një analizë të gjendjes aktuale dhe duke e bërë një plan veprimi për hapat e mëtutjeshëm. Ngjashëm mendoj është edhe kur vjen puna te kursimet

Fillo të kursesh tani duke:

  1. Bërë një analizë të situatës aktuale. Domethënë sa ke fituar dhe sa ke shpenzuar. Ky hapi i parë zakonisht është më i dhimbshëmi kur e kupton që disa nga shpenzimet në gjëra të caktuara kanë qenë të ekzagjeruara;
  2. Monitoruar të gjitha faturat e shpenzimeve (kesh dhe me kartelë). Nëse nuk ke marrë një faturë diku – kërko atë. Unë do t’ju inkurajoj ta filloni këtë tani; dhe
  3. Përsëritur procesin muaj pas muaji. Duke pasur një listë dhe shumën e shpenzimeve mund të vlerësoni se cilat prej tyre mund të reduktohen dhe kursehen.

E di që nuk është e lehtë ta detyrosh vetveten të jesh sistematik, por e di që mundesh me i nda 15 minuta në fund të ditës për t’ja bërë vetes këtë nder.

Mos harro me i nda këto informata edhe me shokë e shoqe!

P.SKëtu gjeni një vegël (excel shambllon) që unë e përdori për monitorim të gjendjes së financave personale që më ndihmon të monitoroj shpenzimet.

1 thought on “KURSIMET TË BLEJNË KOHË, OPCIONE, DHE FLEKSIBILITET!”

  1. Hi Blendi,
    Really good job out there!

    Perderisa po komentoj ktu po shfrytezoj rastin me nda edhe feedback-un tem.
    Me ka pelqy shume ideja edhe tematikat qe ke zhvillu, shume ma unike prej tjerave dhe eshte e vertete qe nuk kemi praktike shume te mire ne kete aspekt.
    E kom rujt ne homescreen ne momentin e pare qe e kkm pa qka po zhvillohet dhe i ko lexu te gjitha; me kane pelqy edhe e kom gjet veten per shkak te menaxhimit jo te mire te hyrave por edhe per arsyje se nuk t’i thon kerkush kaq direkt edhe ne bullet points me sqarime.
    P.S hyperlink te excel sheet qe e perdor per monitorim te shpenzimeve nuk po hapet, mka mbet pike me pa qysh i ke menaxhu prej pervojes tone.

    Kurdo qe gjene hapesire, e vleresoj nese mundesh me e nda.

    Faleminderit,
    Valma

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *