IMPLIKIMET FINANCIARE GJATË FAZAVE TË NDRYSHME TË JETËGJATËSISË TONË

Postimi i radhës ka të bëjë me implikimet financiare gjatë zhvillimit tonë. Para se me kalu drejt e në temë, ju falenderoj për mbështetje dhe ju inkurajoj të më kontaktoni për çdo sygjerim, pyetje apo koment ose përmes faqës së instagramit po edhe në adresën elektronike (blog.moneywhiz@gmail.com). 

Kthehemi te postimi. Ka ndodhë që në rrethin shoqëror jam pyetur “Çka kishe bërë nëse i kishe pasë x Euro?” Përgjigja ime ka qenë gjithmonë: “Varet se në cilën fazë jetësore je aktualisht.” E arsyeja është se ne si individë  e ndjekim një model të parashikueshëm të jetës tonë. E që zakonisht është kështu diçka: që nga fillimet e jetës sonë ne investojmë në shkollim, pastaj fillojmë një karrierë dhe zhvillohemi, pastaj mendojmë për krijimin e një familje, kalojmë në pensionim, dhe bartim pasurinë tek trashëgimtarët tanë.  Në këtë postim unë dua të nënvizoj:

  • Fazat e modelit zhvillimor të jetës sonë;
  • Implikimet financiare që pësojmë gjatë kalimit në këto faza; dhe
  • Rreziqet që ne mund të përballemi gjatë këtyre fazave.

Idea është të inkurajohet një mendim strategjik për të gjithë faktorët e mundshëm që mund të ndikojnë në mirëqenien tuaj financiare, dhe më pas të ndërmerrni hapa të arsyeshëm në kohën e duhur për t’i rregulluar ato.

FAZA E FILLIMIT – KARRIERA

Gjatë periudhës së shkollimit, ne investojmë në dituri dhe zhvillimin e aftësive tona. Koha kur ne fillojmë të marrim kahje për karrierën është gjatë studimeve universitare. Në këtë fazë, zakonisht jemi ende me mbështetje financiare nga familja dhe nuk kemi ende të ardhura financiare të qëndrueshme. 

Më të përfunduar shkollimi unveristar, fillon faza e hershme e karrierës. Kjo fazë mund të fillojë që në moshën 20 vjeç (ose edhe në fillim të viteve 30), në varësi të nivelit të arsimimit të arritur. Gjatë kësaj kohe duhet të synohet zhvillimi i zakoneve të shëndetshme financiare: balancimi në mes të fitimeve dhe shpenzimeve, shmangia e shpenzimit të pagës për çdo muaj, apo varësia e tepërt nga kredit kartelat për të paguar shpenzimet tuaja.

Gjithashtu është mirë të bëhen kontributet financiare në fondet pensionale në atë mënyrë që të akumulohen para për fazën e pensionimit. Apo edhe të investohet në tregje financiare përmes forcave vetanake. Marrja pjesë në tregje financiare në këtë fazë ka përparësitë e veta sepse koha deri në pensionim shkon në avantazh të rritjes së fondit të investuar. 

Për ata që kanë blerë një shtëpi/banesë, janë martuar apo edhe kanë fëmijë, shpenzimet e tyre nuk lejojnë shumë të akumulohet para për kursime dhe investime. Vlenë të mendohet planifikimi edhe për financimin e shkollimit të fëmijës(ve). 

Në këtë fazë  rreziku kryesor është keq menaxhimi i financave personale duke akumuluar borxhe të këqija, blerje impulsive apo edhe pësimi i ndonjë fatkeqësije që pamundëson vazhdimin e punësimit. 

FAZA E ZHVILLIMIT TË KARRIERËS

Faza e zhvillimit të karrierës zakonisht ndodhë në të 30 -tat e deri në të 50-tat. Gjatë kësaj periudhe ndodhin lëvizjet në karrierë, zhvillimi i karrierës si dhe me të bashkë edhe ngritja e të ardhurave por edhe e obligimeve.

Sfidat gjatë kësaj faze janë ato që vijnë nga puna, vazhdimi i mirëqenies familjare, shkollimi i fëmijëve, si dhe mirëmbajtja e financave personale. Fokus të veçantë duhet të ketë edhe planifikimi për pensionim. Sa më shumë të rriten të ardhurat, aq më shumë keni opcione për planifikime dhe investime.

Nëse jeni duke investuar në tregjet financiare, koha ende është në favorin tuaj dhe mund të përballoni luhatjet në tregjet financiare. Ja vlenë të mendohet edhe për blerjen e polisave të sigurimit si p.sh. ato të jetës, shëndetësore, apo edhe invalidore që në rast të ndonjë fatkeqësie atëherë ju jeni të mbuluar financiarisht nga humbjet totale.

FAZA PARA PENSIONIMIT

Periudha nga të 50-at deri në mesin e viteve 60-ta shpesh është periudha kur obligimet kryesore janë pëmbushur dhe tash ka më shumë hapësirë për kursime dhe përgatitje për pensionim. Këtu ju keni arritur të ardhurat maksimale nga punësimi dhe nëse keni kredi hipotekare, atëherë është mirë që ajo të shlyhet në këtë fazë. 

Varet nga rrethanat individuale, por disa sfida financiare që mund të paraqiten janë: përgjegjësia për kujdesin ndaj prindërve të moshuar dhe mbështetja për fëmijët tuaj. Nëse keni investuar në tregjet financiare, atëherë ja vlen të konsiderohet zvogëlimi i rriskut duke i tërhequr apo rialokuar paratë në instrumente më stabile.

Duhet pasur parasysh që sot probabiliteti me arritë moshën 80-vjeçare është rreth 67% për gjininë mashkullore dhe 76% për gjininë femrore. Atëherë ja vlenë të planifikohet për burimet financiare gjatë pensionimit.

FAZA E PENSIONIMIT

Nëse gjërat kanë shkuar ashtu si duhet, ju keni gjeneruar mjaftueshëm pasuri deri në të 60-at për të shpenzuar në gjëra të ndryshme si udhëtimet, eksperiencat dhe aktivitete që të japin knaqësi. Disa edhe mund të vendosin të punojnë ende, varsisht prej rrethanave tyre. Në këtë fazë, mirëqenia juaj ka të ngjarë të varet nga dy faktorë: kontrollimi dhe balancimi në mes të shpenzimeve dhe të ardhurave të akumuluara. Është e rëndësishme të mendoni me kujdes se si dëshironi të jetoni.

Fokus duhet të ketë edhe kujdesi shëndetësor dhe mbulimi i obligimeve shëndetësore. Duke kaluar vitet duhet edhe të mendoni se ku do të jetoni  – a dëshironi të jetoni vet apo të kaloni në komunitetet për kujdesin e të moshuarve, apo edhe keni një kujdestar që do të kujdeset për ju?

Së fundmi, kjo është faza në jetë për të përcaktuar vërtetë strategjinë tuaj të trashëgimit të pasurisë. Duke supozuar se keni burime të mjaftueshme për nevojat tuaja, ajo mund të përfshijë dhënien e patundshërisë, dhurimin e mjeteve financiare të mbetura, apo edhe pasuri të tjera të akumuluara. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *