rrETH BLOGUT

Tung – unë jam Blendi dhe jam financier me përvojë prej më shumë se 7 vite kryesisht në Kosovë dhe tash së fundi në Londër. Më shumë detaje rreth përvojës profesionale mund të gjeni këtu.

Pse po e shkruaj këtë blog?

Qëllimi i këtij blogu nuk është t’ju tregojë se çfarë të bëni me paratë tuaja sepse kuptohet që ato janë tuajat dhe nuk keni nevojë për lejen e askujt tjetër (sigurisht jo timen!).

————————————————————————————————————————————————————

Në vitin 2011 unë vendosa me shku për shkollim universitar në Finlandë. Në atë kohë Finlanda ende ofrojke shkollim universitar pa kosto, por ti si student është dashtë me siguru një shumë parash për jetesë e që kjo shumë ishte e përcaktuar nga shteti dhe nevojitej edhe depozitë në bankë për tu siguru viza studentore. Falë sakrificave të prindërve dhe kursimeve që ata kishin akumuluar, mu mundësua shkollimi në Finlandë.

Ndër shumë gjëra të tjera në Finlandë, u shokova edhe nga kostot e larta të produkteve bazike e sidomos kur vjen nga Kosova në një moshë të re dhe me pak përvojë jetësore. Pasi u rahatova pas disa javësh, fillova me u brengosë dhe me pyet vetën nëse do të mundem t’ia dal financiarisht? A do të di t’i menaxhoj financat personale? Por edhe mendojsha nuk mundem me ju bo prindëve presion më shumë. Ishin këto brenga kur unë vendosa me i regjistru dhe monitoru të gjitha shpenzimet e mija. Falë ktij hapi isha në gjendje t’i planifikoj veprimet e mija me kujdes dhe t’i menaxhoj shpenzimet, gjë që më dha liri dhe shlirim për të vazhduar misionin tim të studimeve.

 Sot më shumë se 10 vjet pas, po e filloj këtë iniciativë sepse:

  • Më jep knaqësi të jashtëzakonshme të ndajë përvojën dhe njohuritë e mia që i kam fitu deri tash;
  • Në Kosovë mungon edukimi praktik në lidhje me financat personale dhe menaxhimin e tyre; dhe
  • Më pëlqen të hulumtoj dhe të shkruaj për këto gjëra.

Nëse pëlqeni diçka që lexoni në këtë blog atëherë DUHET të më tregoni për të. Të gjithë kanë nevojë për motivim, pra edhe unë, dhe kjo do të ma lehtësonte shkrimin e një artikulli tjetër duke e ditur se është i dobishëm edhe për ju.

Edhe diçka për fund, nuk jam një guru dhe nuk po përpiqem t’iu tregoj se cka të bëni me kohën, paratë, kursimet, investimet, borxhet, apo pasurinë tuaj. Thjesht dua të ndajë me ju praktikat dhe njohuritë që kam, bazuar nga eksperiencat dhe mësimet e mija. Edhe unë si çdo kush tjetër marr vendime të mira dhe të këqija prej të cilave mundohem të nxjerrë konkluzione. Nëse gjeni gjëra të mira nga ky blog dhe ju ndihmon në ndonjë mënyrë, atëherë shkëlqyeshëm.

Faleminderit që e lexuat këtë hyrje të gjatë dhe shpresoj t’ju shoh në blogun tim.

Gjithë të mirat,

Blendi