rrETH BLOGUT

Tung! Unë jam Blendi, financier me mbi 8 vite përvojë, kryesisht në Kosovë e tani në Londër. Për më shumë rreth eksperiencës sime profesionale, mundeni me i hedhë një sy këtu.

Pse ky blog?

Qëllimi i këtij blogu nuk është t’ju tregojë se çfarë të bëni me paratë tuaja. Qëllimi im është shumë më i thjeshtë: me nda përvojën, gabimet dhe mësimet që kam marrë gjatë rrugës, në mënyrë që ndoshta edhe ju të përfitoni diçka.

Si filloi gjithçka?

Në vitin 2011 mora rrugën për studime në Finlandë. Atëherë universiteti ishte falas, por për vizë duhej të tregoje që ke mjete për jetesë. Falë sakrificave të prindërve të mi, arrita me shku.

Por Finlanda më priti me çmime që më lanë pa fjalë, sidomos kur vije nga Kosova, i ri, pa shumë përvojë jetësore. Pas javëve të para të adaptimit, fillova me u brengos: “A do t’i përballoj shpenzimet? A po ju bie shumë barrë prindërve?”. Ishte ky momenti kur nisa me regjistru çdo shpenzim timin. Dhe kjo praktikë e thjeshtë më dha liri, kontroll dhe qetësi.

Pse tash?

Mbi 10 vite pas, e ndjej që është koha me e kthy këtë përvojë në diçka që mund t’i shërbejë edhe të tjerëve:

  • Sepse më jep knaqësi me nda dije praktike që i kam mbledhë ndër vite;

  • Sepse në Kosovë (e më gjerë) mungon edukimi  mbi financat personale; dhe

  • Më pëlqen të hulumtoj dhe të shkruaj për këto gjëra.

Çfarë të presësh nga ky blog?

Nuk jam “guru”, as s’kam ndonjë “recetë magjike”. As nuk po mundohem me ju thënë çka të bëni me kursimet, borxhet apo investimet tuaja. Unë thjesht ndaj praktika dhe mësime të mia, disa të suksesshme, disa të dështuara prej të cilave ndoshta edhe ju mund të nxirrni diçka me vlerë.

Nëse gjen ndonjë këshillë të dobishme, më shkruaj. Përveç që më motivon, më ndihmon me ditë çfarë ia vlen të trajtoj më shumë në të ardhmen.

Faleminderit që lexove këtë hyrje dhe shpresoj të shihemi shpesh këtu!