Mjet Interaktiv

Kalkulator i Kartelës Kreditore

Llogarit sa kamatë do të paguash dhe sa kohë do të duhet të shlyesh borxhin tënd.

Ky kalkulator ofron llogaritje orientuese. Rezultatet reale mund të ndryshojnë varësisht nga kushtet specifike të bankës suaj.

€100€10,000
%
1%50%
Totali i kamatës
€0
Sa do të paguash shtesë
Totali për të paguar
€0
Borxhi + kamata
Koha për shlyerje
0 muaj
Pagesa mujore
€0
Muaji i parë
Borxhi kryesor0% kamatë
Kryegjë: €0
Kamatë: €0

Plani i Shlyerjes

Këshillë: Duke paguar €50 më shumë në muaj, do të kurseje €0 kamatë dhe do të shlyeje borxhin 0 më shpejt.
Udhëzues Praktik

Si të përdorësh kredit kartelën me mençuri?

Çfarë DUHET të bësh

  • Paguaj bilancin e plotë çdo muaj

    Kjo është mënyra e vetme për të shmangur 100% kamatën. Nëse e shlyen gjithmonë brenda periudhës së faturimit, kredit kartela është falas.

  • Përdore për blerje të planifikuara

    Ushqime, karburant, fatura mujore, shpenzime që i ke buxhetuar tashmë. Kështu fiton pikët dhe benefitet pa bërë borxh të ri.

  • Shfrytëzo mbrojtjen e konsumatorit

    Blerjet me kredit kartelë shpesh kanë mbrojtje kundër mashtrimit dhe produkteve të dëmtuara, avantazh që debit kartela nuk e ofron.

  • Cakto pagesë automatike

    Aktivizo direct debit për shumën minimale si rrjet sigurie, kështu nuk rrezikon vonesë pagese edhe nëse harron.

Çfarë NUK duhet të bësh

  • MOS tërhiq para nga ATM

    Tërheqja e keshit me kredit kartelë ka tarifë 2.5 deri 4% plus kamatë 24% nga dita e parë, pa periudhë falas. Është gabimi më i shtrenjtë që mund të bësh.

  • MOS blej gjëra që nuk i ke buxhetuar

    Kredit kartela nuk është rrogë shtesë, është borxh. Nëse nuk mund ta paguash sot me para cash, mos e bli me kredit kartelë.

  • MOS paguaj vetëm minimumin

    Siç tregon kalkulatori, €1,000 me pagesa minimale 15% zgjat mbi 2 vite dhe kushton mbi €150 kamatë. Paguaj gjithmonë sa më shumë të mundesh.

  • MOS mbart bilancin nga muaji në muaj

    Çdo muaj që e rrotullon borxhin, paguan 2% kamatë mbi gjithçka që ke borxh. Kjo akumulohet shpejt dhe bëhet spirale borxhi.

Të dhënat bazë janë marrë nga tabela krahasuese e BQK-së, e përditësuar nga bankat gjatë periudhës Nëntor 2024 deri Shkurt 2026. Normat dhe tarifat mund të ndryshojnë, verifikoni gjithmonë kushtet aktuale direkt me bankën. Ky kalkulator dhe përmbajtja janë vetëm edukative dhe nuk përbëjnë këshillë financiare.
PLACEHOLDER